Agjensi Pronash Isidori

Administrim i pallateve

Vula e korrektësisë Shërbime Mirëmbajtje Administrim

         I nderuar Klient
Agjenci Pronash dhe Pallatesh “Isidori” ofron shërbime legale në administrimin dhe mirëmbajtjen e bashkëpronësisë.
 Me rezidenë në Tiranë, Agjencia operon me fokus kryesor në këto shërbime:
     Mirëmbajtje ashensorësh
     Pastrim profesional të shkallëve dhe oborrit
     Shërbime hidraulike të kualifikuara
     Mirëmbajtje periodike pompa dhe pastrim depozita të ujit
     Shërbime elektrike bashkëkohore
     Ndriçim, gjelbërim, dezinfektim ambjenti, rregullim antena
     Mirëmbajtje dhe pastrim garazhdi, etj.

    Kush jemi?

   Aktiviteti në fushcn e administrimit nisi në Prill
2014 nga Administratori i saj dhe e formalizua bazuar në vendimin e Bashkisë Tiranë (Mars 2017) për liçencimin e administratorëve dhe shoqërive të administrimit. Sot jemi të rregjistruar në QKB sipas procedurave  me nr. NIPT: M01906007M, në bazë të ligjit 10112 mbi Administrimin e Bashkëpronësisë, me të drejtë mirëmbajtjen e pallateve në Tiranë, pa numër të përcaktuar. Agjencia është e specializuar në fushën e menaxhimit dhe ofrimit të shërbimeve në mirëmbajtjen e ambjenteve të bashkëpronësisë

  Qëllimi i punës?
Në punën tonë, ne bazohemi në dy pika kyçe:
  A – Zbatimi rigoroz i ligjit 10112 të bashkëpronësisë ne kryerjen e sherbimeve te mirembajtjes, 
  B – Transparencë e rregullt dhe e detajuar.

    Çfarë ofrojmë?

A.)  Marrim përsipër pallatet dhe kemi kapacitetin e nevojshëm të ofrojmë të gjitha shërbimet elektrike, hidraulike, elektronike (disa me stafin tonë ekzekutiv, ndërsa shërbimet e specializuara me nënkontraktorët përkatës ose alternativat tona, të cilat janë të gatëshme të vihen në dispozicion në çdo kohë.)
B. Transparencë e plotë, e rregullt dhe e detajuar çdo muaj për arkëtimet dhe shpenzimet
C. Kontroll dhe pasqyrim për çdo shërbim që kryejme ne ose nënkontraktorët te Kryesia dhe Asambleja e banorëve nëpërmjet kanaleve të komunikim-informimit (tabela njoftimesh, e-maile, sms, aplikacione etj.) Çdo shërbim i kryer do jetë i detajuar, pajisjet që do blihen dhe faturat që do lëshohen do jenë të detajuara me dyqanin, datën e blerjes, firmën e specialistit si dhe do shoqërohen me foto përkatëse në momentet para dhe pas kryeryes së shërbimit, që do shërbejnë edhe si vërtetim-verifikim, por edhe si arkiv për garancinë e shërbimit të kryer apo produktit të blerë.
D. Për çdo shërbim (pa përjashtim) si p.sh.pastrimi do ketë grafik, ashensori do ketë libër shërbimesh, shërbimet e tjera elektrike, hidraulike, elektronike, etj do kenë një rregjistër të veçantë, të cilat do administrohen nga administratori dhe do
pasqyrohen në mbledhjen vjetore tek Kryesia dhe Asambleja e banorëve, ose në çdo moment të kërkuar nga Kryesia apo bashkëpronarët.
E. Nga çdo punonjës dhe shërbim nënkontraktual do ketë një rregullore të afishuar. P.sh. rojet dhe pastrueset do jenë në shërbim permanent të ambjenteve të përbashkëta dhe jo vetëm të zyrave ose individëve të veçantë.

       Çfarë kërkojmë nga klientet?

  1. Respektim të kontratës tip të Bashkisë, që nënshkruhet mes nesh si Agjenci dhe bashkëpronarëve.
  2. Mënyra e shpërndarjes së tarifimit, sikurse e parashikon edhe ligji, i takon Asamblesë së banorëve. Ne zbatojmë vendimet e Bordit të Pallatit.
  3. Komunikim të rregullt dhe të vazhdueshëm fizik dhe elektronik me njëri-tjetrin për çdo  problematikë, ide dhe sygjerim, në mënyrë që mes nesh të mos jetë thjesht një marrëdhënie juridike, por mbi te gjitha praktike.
Ligji për administrimin
Oferta jonë zyrtare

Kolana e botimeve për administrimin dhe bashkëjetesën në pallat nga administratori
Isidor Koti

TELEFONO TANI

Ju pergjigjemi thirrjeve tuaja dhe telefonatave ne watsapp
×

Përshëndetje!

Kliko më poshtë per te komunikuar me WhatsApp ose dërgoni email në isidor.koti@realtors.al

×