Ky konkluzion nuk vjen nga hulumtimet shkencore, por nga eksperienca ne jeten komunitare. Sidomos kur njerezit behen bashke, ata formojne komunitetin e vertete, i cili e verteton kompaktesine nepermjet reagimit. Nje nga arsyet pse demokracia ndonjehere calon eshte sepse kemi dobesi ne reagimin qytetar, por kur ky mekanizem funksionon, i tremb te gjithe. Nga i fundit, tek i pari.
Ne nje kompleks te madh banimi, ne menyre arrogante dhe te shpeshte, brenda parkimit futej nje makine dhe zinte vend e pavend ambjentet e perbashketa ose postet e pronareve. Nje here – dy here madje disa here, banoret duruan. Me pas filluan t’i linin letra paralajmeruese dhe prape asnje ndryshim. Ne fund, nisi reagimi. Dikush i prishi fshireset e xhamit, nje tjeter i cau nje gome. Keto forma aspak normale perseri nuk e ndryshonin qendrimin e zaptuesit. Si t’ia benin?
Ekziston gjithmone ligji dhe zbatimi i tij. Permes telefonatave te vazhdueshme nga shume prej banoreve te demtuar, vet policia u detyrua t’i vinte gjoba e me pas t’ia merrte makinen me karrotrec. Nuk u pa me as kjo makine e as pronari i saj, madje as shume makina e pronare te tjere qe u tremben nga kjo histori. Te duruarit e te fituarit ishin banoret qe e kuptuan se duke u bere bashke dhe duke kerkuar ndihmen e organeve ligjzbatuese gjeten drejtesi.
Eshte shume me rendesi jo vetem ne te tilla raste flagrante, por edhe ne gjerat me te vogla qe njerezit te bashkohen per te ruajtur ekuilibrat dhe paqen ne jeten komunitare. Nese secili do shikoje punen dhe hallin e vet, po me te perbashketen kush do merret? Eshte e pamundur qe vetem nje person (administratori i pallatit) t’i beje balle dhe pa ndihme e bashkepunim “te forteve te lagjes” qe duan te bejne ligjin e gangsterit, duke e shperfillur ligjin juridik.
Ndeshkimi nuk eshte rruga e pare, por e fundit dhe i nevojshem per te finalizuar vendosjen e rregullit. Kete e dine te gjithe, por nga frika dhe mos harmonizimi me komshijte, i lihet vetiu hapesire keqberesve te vendosin sipas qejfit. Por ne komunitet ka “zot” qe unifikon qendrimin solid te banoreve. Dhe ky eshte reagimi ne te njejtin vend dhe ne te njejten kohe. Bashkimi ben jo vetem fuqine, por edhe vendos drejtesine. Banore, bashkohuni!