Agjensi Pronash Isidori

Ç’mund te behet me komunitetet e ndertesave te vjetra?

Pas viteve 90′-te, bashke me sistemet ndryshoi edhe struktura sociale ne vendin tone. Rrjedhimisht u transformuan edhe komunitetet lokale, te cilat u vendosen ne lagje te reja, ne pallate dhe komplekse te rinj banimi. Nje prirje normale dhe logjike migratore, sic ka ndodhur ne cdo faze tranzicioni dhe zhvillimi te vendeve qe kane aspiruar per demokraci. Duke rendur pas risive, drejt nje jete me te mire ne qytete te medha e sidomos ne Kryeqytet, u hapen diapazone te reja banimi si private, ashtu edhe komunitare.

Pa u thelluar ne detajet analitike te ndryshimeve strukturore qe pesuan komunitetet e reja, mjafton te nenvizojme faktin qe ato ende sot jane te pakonsoliduara. E kunderta ndodh me komunitetet “autoktone”, te cilat i shikojme sot me shume zili sa i perket organizimit solid te banoreve dhe ruajtjes se disa vlerave karakteristike te fqinjesise se mire dhe raporteve te shendosha te bazuara mbi reciprocitet. Pavaresisht problematikave sa i perket cilesise se atehershme te ndertimit, pallatet e para viteve 90′-te mbeten te preferuar nga shqiptaret. Ende besohet se ata jane me te sigurt, me te forte dhe rezistente ndaj kohes.

Por kjo nuk do te thote qe nuk ka probleme sa i perket vetadministrimit te ketyre objekteve. Eshte e veshtire te kerkosh “llogari” ne keto pallate, kur mungojne disa sherbime kyc ne mirembajtjen rutine, sic jane: ashensori, pompa dhe depozitat e ujit, antena e perbashket, fasada dhe hidroizolimi, etj. Pra, e thene troç, keto pallate kerkojne investim ne rikonstruksion. Nese kjo do te ndodhte, pervec vleres se asetit, do rritej ndjeshem edhe cilesia e jeteses se banoreve.

Per hir te se vertetes, shumica e banoreve ne keto objekte te vjetra banimi i perkasin moshes se trete. Femijet e tyre jane larguar drejt pallateve te rinj, ose drejt emigracionit. Ne kushtet e pamundesise ekonomike, pas njefare kohe, keto ndertesa ose do treten nga lageshtia dhe degradimi kohor, ose do rrezohen e rikonceptohen. E vetmja rruge eshte investimi. Po kush do ta beje?

Ne Tirane, keto vite Bashkia ka ndermarre projektin “Fondi per komunitetin”. 50% te vleres se investimit e perballon Bashkia dhe 50% komuniteti i banoreve. Pavaresisht se eshte i veshtire per tu aplikuar ne pallatet e vjeter, eshte nje shteg interesant, por jo zgjidhje perfundimtare. Banoret neper pallate te tille jane te pakte ne numer dhe 50% perseri eshte barre e rende per ta. Vec bashkepronesise, ata cdo vit mendojne edhe investimin brenda apartamentit. Plus qe eshte e veshtire qe solidariteti i fqinjesise se mire te perkthehet edhe ne kontribut financiar.

Por gjithmone ka nje zgjidhje alternative nese do kerkohen rruge dhe projekte te reja. Personalisht mendoj se ne investim duhet te marre pjese edhe shteti permes dhenies se kredive afatgjata ne rikonstruksion. Pra, behet nje projekt per cdo pallat, behet preventivi dhe iu thuhet banoreve sipas nje kontrate qe kostoja eshte kjo, investimin e bejme ne dhe ju do t’i ktheni leket pak nga pak per kaq vjet, me perqindje interesi zero. Nese rezultojne pagesat te pakryera nga nje pjese e kundeshtuesve ose e te pamundurve, apartamenti konsiderohet si bashkrepronesi me shtetin me perqindjet perkatese te vleres asetit, deri ne shlyerjen perdundimtare te ketij borxhi nga pronaret aktuale ose pasuesit e tyre.

Kjo ide duket gjoja imponuese dhe ndoshta per disa e pasakte ose e padrejte ne kushtet e tregut dhe ekonomise se lire. Por le te marrim ne shyrtim kush eshte perfituesi i vertete. Shteti apo banoret? Te dyja palet, por me shume banoret. Arsyet jane te kuptueshme. Prona e tyre mbivleresohet, nderkohe shteti perfiton nga taksat e prones, tatim fitimi nga pronaret qe i leshojne me qira, etj. Edhe urbanistika e infrastruktura e pallateve dhe lagjeve permiresohet, edhe kerkesat e ofertat rriten, pra eshte nje plan afatgjate me resurse te perhereshme.

I.K.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

×

Përshëndetje!

Kliko më poshtë per te komunikuar me WhatsApp ose dërgoni email në isidor.koti@realtors.al

× Si mund t'ju ndihmoj?