Ajo ka hyre para pak muajsh ne nje pallat te ri me shpresen e madhe se me ne fund do jetoje si njeri. Apartamenti i saj ndodhet ne nje zone te mire afer Unazes se vogel te Tiranes dhe ne pamje te pare cdo gje duket si e qendisur me dore. Jeta ne apartament nisi aq bukur, me qetesi e dashuri te vertete, jo si ajo batuta politike. Tani e moshuara 68 vjecare mallkon diten kur nisen aktivitetin nje bar kafe dhe bilardo pikerisht poshte dyshemese se saj.
Nga ora 9 e mengjesit e deri ne 01.00 te nates nuk rrihet ne shtepi, – me tha ajo sot, gati duke qare. “Pse e zgjodhe shtepine ne katin e pare?-e pyeta. Nuk e dije qe bizneset do lulezonin?
Nese ajo do ta dinte paraprakisht situaten, bashke me plakun e saj do rrinin ne periferine e harruar nga ku erdhen, qe i dukej tani “me e embel se mjalta”. Nga ferri ne Parajsen e premtuar dhe drejt e ne ferrin e Dantes. Ky do te ishte epilogu i strehimit te saj.
Kjo bisede me coi sot ne nje refleksion serioz. Se pari ne shenje respekti ndaj moshes se trete qe pervec vetmise perballet edhe me zhurmat. Se dyti, per te kuptuar se realiteti i zhurmave neper pallate eshte bere alarmues dhe burim konfliktesh dhe se treti e me kryesorja: kush do ta ktheje qetesine ne zonat e banuara dhe te mbipopulluara jo vetem me njerez, por edhe me probleme?!
Sherbimet jane te domosdoshme dhe sa me afer banesave aq me mire. Por, a i plotesojne kushtet ligjore me akustiken, respektimin e orarit te aktivitetit, ruajtjen e etikes dhe normave qytetare. A veprojne sic duhet institucionet pergjegjese ne pergjigjen ndaj ankesave civile? Pse ka droje ne komunikimin me to, me komshijte, me vet pronaret e bizneseve, qe tek e fundit jane njerez dhe ata. Me se paku duhet te respektojne aspektin human, pavaresisht se kane primar biznesin dhe fitimin.
Nese bizneseve aq iu ben ose nuk ua ndien fare per banoret, sidomos per te pafuqishmit, atehere nis reagimi dhe kontakti i pare eshte me administratorin e pallatit si person rregullator mes paleve dhe zgjidhes me mirekuptim i problemeve mes tyre. Me tej eshte pergjegjesia e organeve ligjzbatuese, policise bashkiake dhe asaj te rendit, qe duhet te zgjidhin ceshtjen ne pamundesi mirekuptimi. Deri diku funksionon, por kur perseritet dhe nuk ka ndeshkim cdo gje kthehet nga e para. Nje cikel i merzitshem qe te plas buzen.
U bene kaq vite qe e njejta histori, pothuajse me te njejtet njerez, nje telenovele qe s’ka nevoje per ekran. Por ka nevoje per zgjidhje njehere e mire ku normat te mos mbeten vetem ne leter dhe as me zbatim ditor. Eshte e lehte te kthehesh ne rrugezgjidhje individuale, por ketu vetem frika ne palce e permbush qellimin. Dhe friken e pare dhe te fundit, njehere e pergjithmone e kane kompentence autoritetet. Perndryshe qetesia do mbetet ekskluzivitet i varrezave publike.