Agjensi Pronash Isidori

Paradoksi i strehimit qe vazhdon edhe ne varreza!

Nga: Isidor Koti / Phd Filozofi Komunikimi

Pse ky titull i cuditshem?! Kjo do ishte pyetja dhe habitja me normale. Sepse keto dy menyra deftore bashkeshoqerohen ne shume fenomene tipike shqiptare. Sigurisht, sita e koheve ka bere seleksionime, per shkak te pershtatjes me normat e reja sociale nderkombetare. Por disa jane speciale, e nje prej tyre eshte pikerisht ceshtja e strehimit.

Qofsha i gabuar, ne analizen time aspak kondrapedale, raca jone eshte e fiksuar pas sigurimit te strehimit. Duhen teza, analiza, fakte te provuara, por mes tri elementeve jetike te njeriut: ushqimi, veshja dhe strehimi, kam bindjen se ky i fundit eshte me dominanti ne perceptimin e jetes se shqiptarit. Ngjan me nje kompleks te rrenjosur ndoshta nga e kaluara, por si autokton nuk do na pershtatej dhe aq.

Po sjell ne vemendje dy raste. Nese e keni vene re, ne thuajse 30 vjet, emigrantet kane superinvestuar ne blerje shtepish, vilash… pra ne prona te patundeshme. Ne raport me investimet ne biznes, apartamentet ose berja e shtepive private ka qene me e spikatur.
Se dyti, ky zinxhirr i manise se strehimit vazhdon edhe ne varreza. Kjo eshte shprehja me faktike e absurdit. Ne parcelat ku jane vendosur varrezat ne komuna ose qytete, ka nisur prej kohesh prenotimi edhe nga te gjallet, te cilet mendojne ta kene nje shtepi edhe kur te vdesin, qe te jene te sigurt!!!

Eshte krejt normale dhe domosdoshmeri pasja e nje shtepie, por kane nisur te blejne edhe dy, tri e me shume, qe te sigurojne femijet, niperit, madje disa edhe brezat e tjere pasues.
C’behet keshtu?! Kjo mani e shoqeruar me polarizimin ekonomik, sjell pasoja problematike per te ardhmen. Kjo shtrese po krijon te rinj pasive, pa endrra, pa objektiva, me prirje aspak krijuese, shpesh edhe te rendur pas botes kriminale. Kur i ke te gjitha gati, cfare pret nga dikush qe eshte i papune? Sic thuhet ne boten shpirterore: “Kur nuk ke pune, te jep pune djalli”.

Strehimi mbetet nje aspekt per tu analizuar thelle jo vetem ne ekonomi, por edhe ne psikologji, sociologji, etj. Duhet zhbiruar dhe orientuar me mire ky fenomen i ngulitur thelle ne mendesine tone. Per te edukuar me mire sidomos te rinjte, qe jeta nuk behet e bukur duke i pasur te gjitha te sigurta dhe gati. Por duke luftuar qe te mos jetohet vetem mire individualisht, por te krijohet nje ambjent nxites qe t’i strehoje te gjithe ne komunitet, pavaresisht se nuk mund te jene te gjithe njesoj.

Une besoj se ky ndryshim nuk behet vetem me politika, por edhe me mjete edukuese e kulturore. Perpara se te shkojme ne shtepi ne jetojme ne pune, ne shoqeri. Se paku keta dy elemente vlen te shihen edhe me më shume perparesi. Problemet me te medha qe po kalon sot shoqeria jone jane te bashkelidhura me punen dhe mungesen e kultures civile. Prandaj, perpara se te ushtrohemi per sigurine ne varreza, le te mendojme cfare ambjenti do krijojme per ata qe do leme pas. Qe edhe ata te kujtohen se paku te ndezin edhe ndonje qiri…

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

×

Përshëndetje!

Kliko më poshtë per te komunikuar me WhatsApp ose dërgoni email në isidor.koti@realtors.al

× Si mund t'ju ndihmoj?