Agjensi Pronash Isidori

Shperfillja e “trakteve” dhe perballja e fakteve!

Shkruar nga: I.Koti

Kur te hyni neper disa pallate te administruar mire, mos u cudisni nese do perballeni me parrulla. Neper kende e tabela, neper letra njoftimesh here te zhubravitura e here gjysme te grisura, thirrjet per qytetari i gjen gjithandej, si per tu ngulitur si gozhdet ne mure. Te vrasin syrin, te bejne shpesh edhe per te qeshur. Disa elemente fillestare qe perbejne abetaren e emancipimit. Ne njefare menyre testojme edhe gjendjen tone se si e trajtojme te perbashketen. Nje shenje kujtese qe ketu jetojne njerez.

Sa here vendos njoftime per transparence mujore ose thirrje per kujdes ne mirembajtje, jo pa shaka me thone: “He, i shperndave traktet”?! Deri diku nuk pershtatet per shembull nje pallat i ri me te tilla njoftime te shperndara si flete-rrufete e dikurshme. Sepse pretendohet se aty jetojne njerez me personalitet, pra ata qe jane dikushi dhe dine te jetojne si njerez. Por ndodh dicka qe ne duhet ta parandalojme, permes kujteses se vazhdueshme. Pikerisht perballjen me faktet ne nje konglomerat kulturash e sjelljesh.

Neper apartamente banojne lloj-lloj tipash, te cilet nuk i teston dot nga kultura personale, por nga sjellja komunitare. Nje pjese e mire e pallateve te rinj ne Tirane, popullohet nga qiraxhinj, te cilet bujtin ne apartamentet e ish-pronareve te tokes. Keta te fundit marrin jo pak, por gati gjysmen e pallatit qe ose sjellin njerezit e tyre ose i japin apartamentet me qira per zyra ose banim. Pa i njohur aspak ata qe hyjne ne bashkepronesi. Madje, ka ndodhur qe ne keto ambjente kryhen edhe aktivitete te paligjeshme.

Cfare duhet te behet? Kudo ne Europen e perparuar kemi modele konkrete. Ne shume vende, ata qe vijne per here te pare njihen me asamblene e banoreve. Pra njihen me fqinjet paraprakisht dhe merret miratimi i te gjitheve nese jane dakord ose jo te pranohen qiraxhinjte e rinj sipas backroundit te tyre. Tek ne, eshte ndoshta shpejt te arrihet deri ne kete faze, por se paku, pronari i apartamentit duhet te njohe administratorin e pallatoit me qiraxhinjte e rinj, kush jane ata, cfare pune bejne, etj. Kjo nuk ka lidhje aspak me nderhyrjen ne privaci, ama ne komunitet duhet te kete sinjale dhe informacione se me c’njerez kemi te bejme ne menyre qe te parandalohet cdo problem i mundshem.

Paralelisht me kete situate, kontrollohen edhe problemet elementare, si ndotja e ambjentit, shkundja e tapeteve, hedhja e cigareve apo mbeturinave nga dritarja, etj. Secili duhet te jape dore ne kete mision social. Jo te sherbeje si informator, as si servil apo trakt-hedhes, por si rregullator i mbarevajtjes dhe civilizimit te vetvetes dhe te fqinjit. Duken gjera te vogla keto, por nuk jane dhe aq. Nese nuk do merremi tani, me vone do jete vone.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

×

Përshëndetje!

Kliko më poshtë per te komunikuar me WhatsApp ose dërgoni email në isidor.koti@realtors.al

× Si mund t'ju ndihmoj?