Agjensi Pronash Isidori

Pse me Agjenci? Qe te mos te bini si “derri ne thes”

Cilat Jane Gabimet Kryesore Qe Bejne Pronaret Kur Japin Pronen Me Qira?

Dhenia e apartamentit me qira eshte bere nje menyre e mire per te fituar leke ose te pakten per te mbeshtetur veten me nje te ardhur minimale. Deri vone pronaret i jepnin apartamentet me qira permes seksereve qe sillnin “derr ne thes” dike qe e takonin tek Partizani i Panjohur ose duke e publikuar pronen neper gazeta por edhe ne kete rast efekti ishte i ngjajshem sepse serish vinin individe te pakualifikuar. Gradualisht ky sherbim filloi te ofrohej nga Agjensite Imobiliare qe filluan te krijoheshin neper Tirane, fillimisht si me droje dhe tani si zoteruese krenare te tregut.

Gjithsesi trajtimi i prones me agjensi nuk te imunizon plotesisht nga nje sere gabimesh qe behen rendom e qe mund te evitohen me shume pak perpjekje.

  1. Gjithmone nenshkruaj kontrate perpara Noterit. Nje pjese e njerezve zgjedhin ta bejne kete pune me nje kontrate mes paleve ose se pertojne te shkojne tek noteri ose se u renden taksat. Çeshtja eshte qe qiramarresi mund te mos tregohet korrekt dhe i vetmi kontroll qe ke ti eshte kontrata perpara noterit. Firma ne nje kontrate e ben qiramarresin me te pergjegjshem. Eshte me mire te paguash taksat, megjithese jane te larta per tregun tone, sesa te perfundosh ne situata te pakendeshme.
  2. Mbaj te pakten nje muaj Garanci. Ne negociata e siper disa qiramarres kerkojne te mos paguajne garanci por disa muaj paradhenie qiraje. Ti joshesh nga ideja por nuk eshte e keshillueshme. Garancia te duhet ne rast se qiramarresi nuk paguan dritat, demton pronen apo le qirane pa paguar. Serish vijme tek kontrolli sepse ne parim ti i jep pronen dikujt ne perdorim por po s’pate kontroll zere se ja ke falur.
  3. Mos jep çelesin e prones perpara se te jete firmosur kontrata dhe te jete kryer pagesa. Disa pronare entuziazmohen nga qiramarresi i ri dhe i kapin çelesin para kohe. Ndodh qe qiramarresi nuk ben pagesen dhe ti nuk ke asnje kontroll. Ka nga ata qe vazhdojne te premtojne per disa muaj me radhe se po u vijne leket qe ketej e andej dhe ti vazhdon te enderrosh se gjithçka do shkoje OK. Pa mare pagesen mos jep çelesin dhe pike!
  4. Pagesen mere ne banke dhe jo ne dore. Zakonet e vjetra largohen me veshtiresi dhe disa pronare preferojne t’i marin leket tek dera e shtepise ne fillim te muajit dhe kur qiraxhiu nuk hap deren apo vonohet me pagesen ju hipen nje stres qe mallkojne diten kur dhane pronen me qira. Kjo derisa qiraxhiu paguan dhe pronari qetesohet e buzeqesh serish per te filluar te njetin cikel pas 30 ditesh. Merre pagesen ne banke dhe rri si zoteri!
  5. Kerko te pakten dy muaj njoftim perpara largimit. Garancia te jep lluksin per t’i kerkuar qiraxhiut dy muaj njoftim perpara largimit perndryshe humbet garancine. Te duhet pak kohe per te gjetur qiraxhiun e ri dhe dy nuaj kalojne shume shpejte ndaj jepi kohe vetes per te zevendesuar qiraxhiun pa humbur leke nga largimi i tij i papritur. R.Deal

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

×

Përshëndetje!

Kliko më poshtë per te komunikuar me WhatsApp ose dërgoni email në isidor.koti@realtors.al

× Si mund t'ju ndihmoj?