SHKRUAN: ISIDOR KOTI
Nga t’ia nisesh kur deperton ne ca norma shoqerore qe jane privatizuar me kohe?! Me mire te mos merresh fare me raste speciale, ama te nderkallesh ne fenomen nuk ben keq. Sepse te operosh ne aspektet problematike te shoqerise sone dhe te japesh ca receta, eshte si te kerkosh nje nderhyrje nga mjeku, kur te dhemb nje pjese e trupit.
Qe shoqeria jone eshte perhumbur ne mjegullen e antivlerave, kjo nuk ka nevoje per analize. Por qe jane thyer ca tabu, te cilat me pare e kane mbajtur fort themelin e jetes, familjen, ky eshte problem serioz. Ekziston nje deformim i ndjeshem sidomos ne cifte, ku me shume se gjysma divorcohen. Por ka lindur nje dukuri e re per ne (jo i panjohur per vendet e zhvilluara) ku shoket ose shoqet kembejne partneret, martohen, divorcohen, rimartohen…Nje lemsh i vertete qe prodhon shume simbioza, ose me sakte paradokse. Kjo ndodh njesoj si me rruget tona; rregullohen, prishen, rregullohen perseri, por kjo orvajtje e ka nje justifikim. Eshte tenderi, perfitimi, kapitali, pra aspekte praktike te jetes kapitaliste te vendeve ne zhvillim. Po me moralin njesoj duhet te funksionoje? Ca tabu qe kurre nuk ishin as menduar te cenoheshin, sot jane thyer keqaz deri ne shperberje dhe liberalizim te frikshem.
Mos me paragjykoni si konservator te epur pas normave hermetike. Megjithate, ju do cuditeshit njesoj si une, kur degjoni ose me keq akoma, njihni dhe shikoni lidhje te shpeshta e te shpejta dhe te cuditeshme. Sikur te mos kishte ndodhur asgje! Madje brenda pak ditesh, lidhu me njerin, zgjidhu me tjetrin. Zgjidhu me tjetrin, vazhdo me ate tjetrin. E keshtu me radhe. Si ne nje kontrate qiraje me shtepite, qe se paku zgjatin nje vit. Ndonjehere me shume se edhe vet lidhjet gjinore bashkekohore!
Kjo eshte periudhe dasmash. Tani u martua tri here brenda pese viteve. Pra, nderroi tri gra ne planin e tij pese vjecar dhe beri tri dasma. Cfare sikleti per njerezit qe pane tri nuset e Tanit dhe u detyruan te benin tre qoka! Kjo histori nuk eshte edhe aq per te qeshur. Ndodh rralle, por eshte nje tregues ama, qe ne dukje, disave as nuk iu ben pershtypje.
Para ca ditesh mu desh te rrija mbi nje ore te noteri dhe vura re nje cift qe nenshkruan kontrate bashkejetese dyvjecare. Kaq degjova, detajet nuk i mora vesh, ndryshe do jua spiunoja. Por nuk kisha degjuar per te tilla kontrata, ndaj e rendita te disa paradokse bashkejetese, te cilat aspak nuk kam per qellim t’i paragjykoj. Tek e fundit, kush jam une? Keto jane punet e Zotit. Ai eshte gjykatesi moral dhe jo vetem.
Ne konkluzion, per te mos ju lodhur me diskurs te gjate, ceshtja e shpleksjes eshte me e veshtire se e mpleksjes. Njeriu eshte aq kompleks nga natyra dhe aq variabel, saqe ndryshon si kameleoni ngjyren e lekures. Por ca norma qe rendojne thelle moralin dhe thelbin e jetes humane, jo thjesht duhen respektuar. Sepse njeriu nuk eshte vetem trup, por nje qenie psikosomatike, me nje kambane te padukeshme, qe nese nuk kumbon se jashtmi, bren se brendeshmi. Dhe keto ceshtjet e brendeshme duhen marre seriozisht, sepse ne nje menyre ose ne nje tjeter nuk jane larg nga pragu. I shoqerise, por edhe i shtepise…