Agjensi Pronash Isidori

Viktori që vjen çdo vit nga Italia, përherë e më tepër i zhgënjyer nga Shqipëria. Si t’ia kthej besimin?

Besimi kthehet jo vetem me besim…

Kete mbremje me qelloi fati i mire te takohesha me nje njeri te mire. Fat dhe njeri i mire, sepse per ters, ne te shumten e kohes, perplasem me situata dhe njerez te veshtire. Me sakte, me persona problematike ose qe shprehin ne fytyre dhe sjellje nje dyzine me probleme. Pikerisht ne kete qerthull rrotullohej gjate bisedes edhe Viktori, i cili vjen cdo gusht nga Italia per te takuar te afermit e tij.

E pyeta Viktorin cfare ndryshimesh shikonte nga viti ne vit ne Shqiperine tone. Sipas tij, shikonte shume fytyra te vrenjtura, njerez te deshperuar. Te ka humbur besimi, – i thashe. Ne fakt kete vit humba shume leke ketu ne Tirane, pohoi duke ulur koken Viktori. Nje shtrenjtesi e frikeshme, nuk e di si jetoni me keto cmime ushqimesh, qirash…nje cmenduri e vertete!

Domethene nuk ke ndonje plan te kthehesh? – e pyeta. Qeshi…Pergjigja ishte e nenkuptuar. As nuk kishte ne plan te kthehej dhe as te investonte ne Shqiperi. Madje ishte bere pishman qe kishte blere para ca vitesh shtepi 2+1 qe mund ta blinte me po te njejtin cmim edhe ne Itali.

Pra, pas gati 30 vitesh, duhet te kuptojme qe ne kemi humbur jo vetem nje aset kombetar sic eshte rinia, por edhe remitancat, apo te ardhurat ekonomike me te cilat u lulezua ne keto tri dekada vendi yne. Ju mund te thoni qe Viktori nuk perfaqeson gjithe emigrantet, prandaj mos e humb besimin. Ama besimi kthehet jo vetem me premtime, as me angazhime imazhesh e reklamash televizive.

Besimi per ta rivitalizuar te tashmen e per te mos u kthyer te e shkuara, mund te kthehet duke e kthyer vemendjen seriozisht te shqiptaret e Shqiperise dhe ata te emigracionit. Duke u marre me problemet e dites, me problemet ekonomike e sociale te njerezve te thjesht, te cilet nese deri dje i kane pasur syte nga pertej kufijve, sot i shohin xhepat bosh e hallet e shtepise plot. Sepse nuk pikon me catia, nga “shtepia e botes”.

Viktori mezi priste te vraponin keto dite deri ne fund te gushtit. Nje makth i cuditshem qe doja ta gervishtja me pyetje te tjera jo thjesht kurreshtare. Por me teper se kurreshtare edhe per ta marre seriozisht mundesine e aludimit qe te pakten te ktheheshin nje dite femijet e tij, qe u afruan rishtaz te tavolina.

A do e realizojme edhe ne mundesine qe si vend i BE-se, t’i kthejme viktoret, duke iu krijuar kushtet e emigracionit, pra te nje jete me te mire? Nuk eshte vetem ceshtje besimi.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

×

Përshëndetje!

Kliko më poshtë per te komunikuar me WhatsApp ose dërgoni email në isidor.koti@realtors.al

× Si mund t'ju ndihmoj?